ITALI- Derbi mes Interit dhe Milanit ka prekur edhe politikanët në Itali. Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini, i cili njihet si një nga tifozët e zëshëm  të “kuqezinjve” ka reaguar menjëherë pas humbjes.

Salvini të gjithë inatin e zbrazi në adresë të portierit të Milanit dhe tha se po të ishte  ai trajner futbolli, do ta linte në stol tek ekipi i të rinjve për 10 ndeshje të ardhshme.

“Mund të jesh më dobët fizikisht, teknikisht, por derbin duhet ta luash për të fituar, nuk mund të luash në atë mënyrë. Pastaj ndërrimet Bakajoko dhe Abate skandaloze. Donarumma? Do ta lija në stol te ekipi i të rinjve për 10 ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Salvini.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: