Diabeti i tipit 2 mund të mposhtet pasi humbja e peshës mund të çojë në një mposhtje të sëmundjes nëse është në fazën fillestare, sipas një studimi të ri në mbi 300 pacientë.

Në kongresin e Shoqatës Amerikane të Diabetologjisë (ADA), u konfirmua marrëdhënia midis peshës dhe zhdukjes së sëmundjes të avancuar nga kërkimet e mëparshme: mbi një e treta e pacientëve (36% të cilët morën pjesë në studim duke kryer një program për kontrollin e peshës, në fakt, kishin një rënie të sëmundjes e cila u monitorua në një distancë prej 2 vjetësh).

“Njerëzit me diabet 2 mund të kenë një zgjedhje dhe sëmundja nuk është një dënim i përjetshëm,” thotë bashkautori i kërkimit, Roy Taylor, profesor i mjekësisë dhe metabolizmit në Universitetin e Newcastle në Britaninë e Madhe.

“Diabeti i tipit 2 është në një gjendje të kthyeshme pas dhe mund të pësojë rënie nëse respektohen parametrat e peshës’’, përfundoi Taylor./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb