Kryetari i Partisë Demokratike në Mirditë, Mark Ruçi e ka konsideruar garën e 6 marsit si të pabarabartë.

Nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, Ruçi u shpreh se duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje.

“Duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të llogjikojmë. Falendëroj kandidatët që përballuan një garë të parabartë”

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: