Lorenzo Insigne u shfaq i zhgënyer pas disfatës në Europa League përballë Arsenalit ku skuadra e tij humbi me rezultatin 2-0. Por  italiani ende beson se Napoli mund ta përmbys gjithçka në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet javën e ardhshme.

“Ne duhet të mendojmë për gabimet që kemi bërë dhe duhet të sigurohemi që mos t’i përsërisim. Ne nuk kishim guxim në fillim, ishte një nga performancat tona më të këqija të sezonit, por ne duhet të përqendrohemi dhe të ndryshojmë gjithçka në takimin e dytë”.

“ Ne duhet të luajmë me vendosmëri dhe intensitetin e duhur të enjten e ardhshme”, u shpreh sulmuesi italian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb