Trajneri i Napolit, Calzona u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 1-0 ndaj Empolit.

“Nuk arrita t’u transmetoja djemve dëshirën për të arritur sa më larg. Hymë në fushë të butë, ne u treguam të ndrojtur. Ne duhet të nderojmë fanellën dhe të japim më shumë, por nuk kemi kurrë qasjen të duhur. Peripecitë e këtij viti janë të njohura, por nuk e mendoja se do ta gjeja këtë situatë. Ky ekip duhet të bëjë më shumë, i detyrohet tifozëve dhe klubit që na paguan. Të gjitha gabimet janë të miat dhe të lojtarëve, por ndërkohë u kërkoj falje fansave”-deklaroi Calzona.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb