Holanda e nisi keq fushatën kualifikuese të Euro 2024, pasi u mund 4-0 nga Franca. Pas sfidës nuk mund të ishte assesi i kënaqur trajneri i “Tulipanëve”, Ronald Koeman, i cili nuk la pa përmendur edhe faktin se kishte mungesa për shkak të virusit që “pushtoi” skuadrën.

“Ne treguam shumë pak në këtë lojë. Nuk e prisja një rezultat të tillë. Nuk është kjo skuadra që kisha në mendje për të luajtur në këtë takim, por ju i dini rrethanat. Nuk dua të justifikoj këtë paraqitje të dobët. Duhet të ishim shumë më agresivë dhe të kishim bërë më pak gabime. Nuk kishte asgjë pozitive. Ne treguam mangësi të mëdha në të gjitha aspektet e lojës”- Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: