Ish- kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata në një intervistë ekskluzive për ”Sport News” në News24 ka fajësuar trajnerin Edy Reja për humbjen ndaj Lituanisë.

Sipas Vatës, Reja duhet të jetë i saktë në ato që thotë pasi Shqipëria është një kombëtare që synon dhe jo një ekip që pas një fitoreje në Bjellorusi mund ta kënaqë dhe një barazim me Lituaninë në ndeshjen pasardhëse.

Ai për më tepër shton se në të dyja ndeshjet, si në Bjellorusi dhe ndaj Lituanisë Shqipëria nuk shfaqi të gjitha vlerat synuese, por në Tiranë kombëtarja dështoi në çdo repart, teksa veçon pa emër vetëm 2-3 lojtarë që sipas tij u munduan të japin shkëndija për lojë.

 

”Nuk duhet të ndodhte. Jemi kombëtarja më e fortë e grupit, jemi favoritët kryesorë në letër. Po të shohësh ambiciet e kombëtares sonë dhe rezultatet e viteve të fundit. Skuadrat e tjera vijnë nga ish- BRSS. Nuk kanë histori të madhe. Kombëtarja jonë ka pasur stabilitet të mirë në krahasim me to.

Po ta shohësh ndeshjen në Bjellorusi, ishte 3 pikësh që duhej, por edhe aty ishim një kombëtare që u fitua ndeshja, nuk paraqiti vlerat, për të menduar që nesër mund të përballej me kundërshtarë më të fortë.

Me Lituaninë ishte ndeshja e dobët. S’funksionoi në asnjë repart, përveç 2-3 lojtarëve. Një kombëtare pa shpirt gare, agresivitet, s’kishte luftë për topin e parë. Dështoi. Dëshimi mendoj që vjen ose nga mos angazhimi ose ngaqë nuk e ka

Fajin kryesor e ka trajneri i ekipit kombëtar që duhet të jetë i saktë në ato që thotë, dhe s’mund të nga kënaqë fitorja në Bjellorusi dhe barazimi me Lituaninë. Pra jemi kombëtare që synojmë. Jemi kombëtare që mund të japim më shumë.”- tha Rudi Vata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb