Presidenti i Tiranës Refik Halili pranoi dëmtimi i Idriz Bathës dhe rikthimi me vonesë në Shqipëri i Uinful Kobinasë ndikuan tek eliminimi i Tiranës nga Liga e Europës prej Jang Boisit me rezultatin 3-0.

Në studion e “Sport News Plus” “News 24”, kreu i kampionëve të Shqipërisë tregoi se dhënia e lejes për Kobinën për të takuar familjarët e tij dhe vonesat e fluturimeve bënë që ai të mos futej në lojën e skuadrës në fushë.

“Kush është ai që s’ka dëshirë të kualifikohet? Fati kaq ishte. Skuadra, duke nisur nga fillimi kampionat dhe me titull, ishte i suksseshëm. Sezoni për vazhdimësi në kupat e Europës, them që u bë një gjë e mirë. U kualifikuam në turin e parë, me Crvena Zvezdën bëmë një ndeshje të mirë. Pa dashur të justifikohem, nuk patëm fat prej dëmtimit të Bathës, i cili ka qenë lider i sezonit bashkë me shokët e tij. Fati i tij i keq ishte dëmtimi. Kale ka patur shqetësim, tani operohet për shpatullën. Ishte i frikësuar gjatë stërvitjes, por kishte dëshirë të luante këtë ndeshje. Qe gabimi im, se Kobina donte të largohej për arsye familjare. Bllokimi i linjave të fluturimit vonoi rikthimin e tij. Blerjet janë të suksseshme. Ata ishin ekip i fortë. Nuk patëm mundësi, nuk bëmë një ndeshje të mirë si të tjerat.

Ajo ndeshje, e keni parë, 20 minutat e para ishim mirë, por fati është se kemi çaluar. Batha kishte dëshirë, por më mirë do të ishte t mos luante. Luajti me gjilpërë. Ishte i cunguar. Një lojtar që Aty ku nuk kthehej Kobina në fushë, aty na godisnin më shumë. Ekipi kundërshtar e meritoi fitoren. Të shikojmë të ardhmen”, deklaroi Refik Halili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb