Tirana pësoi një disfatë në transfertë në raundin e parë të Champions-it, teksa me një rezultat minimal fitues dolën luksemburgasit e Dudelanzhit. Bardheblutë nuk përfituan nga mbetja me 10 lojtarë e kundërshtarit, që shumë shpejt u barazua me daljen e Limajt. I këtij mendimi është edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili foli ekskluzivisht për “Panorama Sport” në Luksemburg. Halili flet me nota pozitive, teksa thekson që ka edhe një ndeshje kthimi dhe ka një besim të plotë që kjo skuadër mund ta përmbysë, por edhe të tentojë edhe më shumë, në një stadium që bardhebluve, thotë ai, iu ka sjellë vetëm fat.

Zoti Halili, mund të kishte marrë më shumë Tirana nga kjo ndeshje?

Fakti është që në këtë ndeshje ne humbëm dhe duke qenë se kemi edhe atë të kthimit, shpresoj që të bëjmë një kthesë. Kam besim te skuadra, duke parë kontingjentit e lojtarëve që kemi, ata bazë dhe ata që janë në stol dhe them se do t’ia dalim në ndeshjen e kthimit.

Sipas jush, ku gaboi ekipi?

Kjo është një pyetje që nëse Limaj nuk do të kishte marrë kartonin e dytë të verdhë, mund të them se loja mund të fliste ndryshe. Ishte edhe pak çështje fati, që ne të shkonim te ky rezultat. Megjithatë, thashë që kam shumë besim te skuadra. Jemi vetëm një gol në disavantazh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb