Partizani mori një goditje të fortë në derbi pavarësisht se qëndron në krye të renditjes. Nëse humbja me Egnatian u quajt thjesht rastësi dhe një ndeshje pa fat, disfata ndaj Tiranës djeg për shumë arsye, sidomos për vazhdimësinë.

Për fatin e keq të Partizanit, sfida e radhës është po aq e vështirë sa derbi, pasi do të luajë në Shkodër ndaj Vllaznisë, një skuadër me pretendime madhore. Përveç anës së rënduar psikologjike, të kuqve do t’i mungojnë dy lojtarë kryesorë.

Infermierisë i janë shtuar Telushi me Cvetanovskin. Vlonjati la derbin pas vetëm 10 minutave në fushën e lojës, ndërsa maqedonasi është stërvitur veçmas dhe vështirë të bëhet gati në kaq pak ditë. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, por kjo me Vllazninë është kyçe Partizanin, të paktën në fazën e parë.

Një fitore do të risillte entuziazmin dhe do ta mbante ekipin në krye. Ndërsa nga ana tjetër, humbja do të rëndonte akoma më shumë situatën, teksa do të kishte edhe presion ndaj trajnerit Colella. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet në kampin e kuq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb