Humbja në derbi nuk është pritur mirë nga presidenti Refik Halili. Numri një i bardhebluve nuk ka preferuar të jap një koment të qartë në lidhje me objektivat e klubit, ky është një diskutim që do të bëhet vetëm në fundin e fazës së tretë: “Unë do t’i shmangem pyetjes për titullin. Unë them që kampionati është i gjatë dhe vazhdon. Nuk po diskutoj çfarë mendoj unë më gjatë se kaq. Jam i shqetësuar që ne e humbëm këtë ndeshje. Skuadra sot pak a shumë ishte e plotë. Megjithëse, Batha, Kale, Torasa kanë pasur dëmtime dhe kanë bërë një stërvitje jo të plotë. Jam i kënaqur që janë kthyer të gjithë lojtarët. Shpresoj që të vazhdojmë. Për titullin do të flasim mbas përfundimit të kësaj faze. Ne kemi bërë 3 fitore. Skuadra është e mbledhur. Në ditët në vazhdim do të jemi më mirë. Ka pasur edhe disa diskutime, shpresoj që skuadra të eci para”, u shpreh Halili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: