“Qytetarët” ishin fituesit e mëdhenj të derbit të Mançesterit, duke marrë kështu sërish vendin e parë në Premier League. Mançester Siti fitoi në fushën e Junajtid, me shifrat e pastra 0-2, duke dominuar në lojë dhe në rezultat, por trajneri Solskjaer beson se lojtarët e tij u angazhuan, por cilësia e Citizens bëri diferencën.

“Në fund, u mposhtëm nga skuadra më e mirë. Mirëpo, patëm një reagim nga tifozët dhe lojtarët, ishte pozitiv. Bëmë përpjekje, mirëpo nuk e rrezikuam portën aq sa duhet. Por, nuk mungoi përpjekja”, tha Solskjaer pas derbit.

“Natyrisht pati dallim në cilësi dhe kjo është arsyeja pse ata janë në krye të renditjes”, u shpreh Solskjaer pas ndeshjes. Tashmë, me këtë fitore, Siti i merr vendin e parë Liverpulit, teksa e sheh veten me 89 pikë, një më shumë se ekipi i Klopp.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb