Mjaftonte një pikë dhe Tirana shpallet zyrtarisht kampione e Shqipërisë. Nuk ndodhi kështu, pasi Laçi fitoi 1-0 sot ndaj tyre, në një takim kampionati tejet emocionues. Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi dha një intervistë për Gol pas Goli pas 90 minutëshit dhe nuk fshehu dot zhgënjimin për disfatën e pësuar. Shehi u shpreh se ekipi duhet t’i vendosë gishtin kokës dhe mos të mendojë për festën.

 

Takimi- Më vjen keq që nuk morëm më shumë se ç’duhet sepse sot kemi luajtur mirë në krahasim me ndeshjen e kaluar. Sot na mungoi egërsia në zonën kundërshtare për të shënuar. Kundërshtari e shfrytëzoi mirë dhe shënoi. Humbëm topin disa herë. S’morëm atë që meritonim sot.

 

Mundësitë- Për këtë të vjen keq. E kemi shkelur disa herë zonën. Nuk kemi qenë agresiv. Shumë herë mund të kërkonim portën dhe mund të godisnim. Besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë sot.

 

Trofeu- Kjo puna e festës sikur ka ulur përqëndrimin. Në këtë situatë janë shumë komponentë që e ulin përqëndrimin. Një ndeshje nuk fitohet pa luftë. Komponent tjetër është çështja e merkatos. Këto na kanë bërë të ulim vigjilencën. Duhet të jemi agresivë me gjitha skuadrat. Nuk është vetëm te festa. Distanca e madhe, merkato i ka çorientuar gjithë lojtarët. Kanë nisur shpërqëndrimet. Futbollistët tanë kanë dilema në kokë, se çfarë do ndodhë. Kjo është e vështirë për ne dhe ul përqëndrimin e grintën” – tha ai.

 

(BalkanËeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb