Kastrioti doli pa pikë nga Shkodra, teksa u mposht minimalisht 1-0 nga Vllaznia. Nuk mund të jetë i kënaqur trajneri i krutanëve, Emiliano Çela në intervistën e dhënë pas ndeshjes.

“Ishte ajo minuta e parë që as si të përgjumur nuk e nisëm. Sa filloi ndeshja pësuam golin. Pastaj ndeshja foli për ne, si për raste ashtu edhe për menaxhimit të topit. Ajo që më pëlqeu më shumë te ekipi im ishte ritmi, vrapimi, besimi. Në asnjë moment nuk u ç’ekuilibruam. Parvjet ishte ekipi i Kastriotit që vinte në Shkodër dhe vononte lojën. Sot kemi arritur në një kohë tjetër.

Vllaznia bën Kastriotin e para dy viteve, vononte lojën. Madje ishte edhe qesharake në disa raste me ato hedhjet dhe shtrirjet e portierit për të vonuar lojën. Jam shumë i pakënaqur me arbitrimin në këto 5 javë. Dha 2-3 faulle të lehta në shtesë, që do të thotë se ndihmoi ekipin kundërshtar të menaxhonte rezultatin. Pse nuk kishte shtesë mbi shtesë? Sa dilmin në sulm, na fikte, jepte faull” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: