Manchester United i befasoi të gjithë me humbjen 1-2 në shtëpi ndaj Brighton, në sfidën e parë të kampionatit. Nuk mund të jetë assesi i kënaqur trajneri i “Djajve të Kuq”, Ten Hag në intervistën e dhënë pas 90 minutëshit.

“Ky është padyshim një dështim dhe një zhgënjim i vërtetë. E dija që në fillim se nuk do të ishte e lehtë”, deklaroi fillimisht strategu i United.Është e qartë se në pjesën e dytë ne ishim më të mirë në mesfushë me Eriksen më poshtë dhe Ronaldon duke luajtur më lart.

Ne krijuam raste, Rashford pati dy raste të mira. Sa keq që nuk shënuam.Jam i pakënaqur, plotësisht i pakënaqur. Ne humbëm dhe nuk duhej. Ne duhet të bëjmë më mirë. Kemi bërë gabime kur luajtëm me topin, si dhe gabime organizative në mbrojtje. Ne duhet të nxjerrim mësime nga kjo sfidë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb