Ilir Daja është i mërzitur nga humbja 2-0 që Flamurtari i tij pësoi në kryeqytet ndaj Tiranës. Gjithsesi, tekniku i kuqezinjve shpreson që në ndeshjen e kthimit në Vlorë, Flamurtari i tij të jetë në gjendje të synojë përmbysjen, aq më tepër që do të jetë një ekip shumë më i kompletuar sesa ky që trajneri kryeqytetas rreshtoi sot. Daja për “Supersport” preku edhe çështjen e financave dhe ironizoi me brazilianin Alvesh.


Rezultat i vështirë…


I jep Tiranës një hap drejt kualfiikimit. Megjitahtë, kishim edhe mungnesa. Kemi marrë 2 gola në goditje standarte. Pjesë e lojës janë edhe gabimet. Te goli i parë jemi kujdesur vetëm për trajektoren e topit. Është e mundur që në ndeshjen e kthimit të provojmë gjithçka për gjithcka.


Kupa apo superliga?

Në të 2 drejtimet mund të shkojmë mirë. Sot kemi bërë hap jo të mirë, por skemi çfarë të humbasim. Duke pritur edhe rikthimin e lojtarëve. Do të zgjidhim diçka më ndryshe.

Duke e ditur që keni probleme me financat, si e përgatit ndeshjen?

Do të thoja që si teknik nuk më takon të kthej përgjigje. Në fund të gjitha drejtohen nga sistemi nervor. Sigurisht që rendimenti do të ishte tjetër.

Kur do të kthehet Danilo Alvesh?

Nëse kthehet do ta bëjmë gati për në fund të kampionatit.

E keni menduar dorëheqjen?

Nuk jam prononcuar për këtë çështje. Nuk ka dalë nga goja ime. Kjo është sajesë e mediave

(BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb