TIRANË- Humbja e Armand Dukës për një vend në komitetin ekzekutiv në UEFA duket se ka gëzuar së tepërmi deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe.

E këtë gëzim, deputeti tifoz i Partizanit e ka shprehur edhe në “Facebook” me një status të posaçëm për Armand Dukën, të cilit i kujton edhe zgjedhjet në Ersekë. Braçe komenton vendimet e UEFA-s dhe thotë se shpreson që rregulli i kufizimit të mandateve të vijë edhe në Federatën Shqiptare.

Në fund, Braçe i ka dhënë edhe një këshillë Dukës se çfarë të hajë.

STATUSI I ERION BRAÇES
Po ju si mendoni? Si një çlirim! Tani çlirim futbollit përmes kufizimit të mandateve pa fund në federatë!! UEFA ka marrë sot dy vendime të rëndësishme; I pari, ai i kufizimit të mandateve në tre, për drejtuesin e UEFA-¬s dhe Komitetin Ekzekutiv të saj. I dyti, ai i zgjedhjes se Komitetit Ekzekutiv, pas tallazeve të mëdha në këtë institucion prej korrupsionit.

Për të parin, unë shpresoj shumë që ky rregulli i kufizimit të mandateve për UEFA-n, të vlejë edhe për federatat anëtare, duke i dhënë fund sundimit pafund edhe në futbollin shqiptar. Për të dytin, Ai nuk ja doli, nuk fitoi!! E kishte një përpjekje personale, legjitime për cilindo -me thënë të drejtën, por kaq. Kur një garë krejt rutinë, dikush ta kthen përmes TV-së thuajse në një ndeshje të madhe, natyrisht ka gjasë ta bëjë edhe groteske. Kështu ndodhi; Të sigurt në “fitore”, sepse Ai po hyri në garë nuk mundet- thonë oborrtarët.

Nuk ju mjaftoi Erseka ku Ai hyri në garë e u mund keq, shumë keq. Duhet të shkonin në Helsinki për të provuar dy gjëra: Ai nuk fiton ku luhet drejt; Ai fiton veç në zyrat e tij! Nejse, po e përsëris, humbja as që vlen për lajm. Lajm është kufizimi i mandateve. Tani, edhe një darkë me sushi dhe kthehuni. Na duheni për rregullin e kufizimit të mandateve!!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: