Isa Mustafa e ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë pak minuta më parë, shkruajnë mediat e Kosovës duke iu referuar burimeve brenda kryesisë së LDK-së, që është mbledhur tani.

Sipas burimeve të LDK-së, Mustafa në fillim të mbledhjes së partisë i ka dhënë lajmin anëtarëve. Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik. LDK-ja nën udhëheqjen e Mustafës ka humbur secilat zgjedhje nacionale. Në fakt, hera e fundit kur kjo parti ka fituar zgjedhjet e përgjithshme ka qenë nën udheheqjen e Ibrahim Rugovës.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.
Ndërkaq LVV vazhdon të prijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb