Ndeshja e parë e fazës së 1/8 të “Uefa Champions League” rezultoi një dështim i vërtetë për Arsenalin. Më të mërziturit me këtë fakt padyshim që ishin tifozët e “topçinjve” të cilët kanë kritikuar ashpër lojtarët ku përjashtim nuk bënte as Granit Xhaka.

Tifozët për “ArsenalFanTV”: “Gjithçka është keq në klub, Wengeri duhet të largohet, disa lojtarë duhet të luajnë më mirë. Robben abuzoi te lojtarët sot, Alonso bëri gjithçka në mesfushë. Xhaka nuk dha asgjë, respekt për Coquelin por as ai nuk bëri asgjë”, është shprehur një tifozë i cili kishte mbështetje nga të gjithë të tjerët përreth.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Bayernit u mbyll me rezultat 5 me 1, ndërsa pas 2 jave do të luhet ndeshja e kthimit në “Emirates Stadium”, por vetëm një mrekulli e rrallë mund ta shpëtoj Arsenalin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb