Gwangju pësoi disfatë 3-1 në Champions League të Azisë, në ndeshjen ndaj Shandong Taishan.

Titullar për ekipin korean të Gwangju ishte edhe Jasir Asani, i cili nuk ia doli dot që të lërë gjurmë. Pas sfidës së luajtur në Jinan Olympic Sports Center Stadium (Jinan), paraqitja e tij u vlerësua me notën 6.2.

Vlen të theksojmë se 29-vjeçari i kombëtares kuqezi u transferua te kjo skuadër në vitin 2022, nga Kisvarda.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb