Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të futbollistit shqiptar, Osman Mema.

Përmes një statusi në facebook, Meta shprehet se “kujtimi i Osman Memës do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë tifozërisë për emocionet e jashtëzakonshme që ai dhuroi në fushën e futbollit.”

Osman Mema, legjenda e futbollit tiranas, u nda nga jeta mbrëmjen e 25 Shtatorit, në moshën 84-vjeçare.

Postimi i kryetarit të Partisë së Lirisë:
Një humbje e madhe për futbollin shqiptar dhe skuadrën e Tiranës, ndarja nga jeta të kampionit të futbollit, Osman Mema.

I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Mema.

Kujtimi i Osman Memës do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithë tifozerisë për emocionet e jashtëzakonshme që ai dhuroi në fushën e futbollit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb