Presidenti Ilir Meta jep një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Bardhyl Londo.

Meta thekson se ndarja nga jeta e Londos është një humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë, kolegët dhe letërsinë shqiptare, ku spikati me talentin e tij të veçantë.

Mesazhi i Metës:

Me shumë trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të poetit dhe shkrimtarit të njohur, Bardhyl Londo, intelektualit aktiv dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike.
Një humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë, kolegët dhe letërsinë shqiptare, ku spikati me talentin e tij të veçantë.
Ngushëllimet më të ndjera!
Bardhyl Londo do kujtohet përherë me respekt, veçanërisht për vargjet frymëzuese që na la trashëgim të gjithëve.
ATDHEU ËSHTË DHIMBJE!
Atdheu s’është sa sedilja e makinës tënde,
sa karrigia e zyrës,
sa dhoma komode
A më dëgjon,
ti që me flamur të ri u gdhive në mëngjes,
për ta ndryshuar, ndoshta, prapë në mbrëmje?
Atdheu s’është lojë kalamajsh.
Atdheu është dhimbje.
O Zot,
Dhembje!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb