Juve bie në mënyrën më të keqe të mundshme, bie pikërisht atëherë kur më pak pritej, në shtëpinë e tyre, përballë Villareal. “Zonja e Vjetër” largohet nga Champion me kokën ulur, largohet sërish që në fazën e 1/8 ashtu siç ka ndodhur edhe në dy edicionet e fundit. Ky eliminim ka një shije shumë të hidhur pasi në “Stadium” mjaftonte të fitonim, barazimi 1-1 në transfertë i jepte në bonus më shumë.

Allegri
Allegri

Ekipi i Allegrit ishte dominues në fushë por Vlahovic me shokë nuk arritën të shfrytëzonin rastet e shumta, nëse nuk shënon do e pësosh, ky ligj i pashkruar u vu sërish në jetë. Spanjollët bënë lojën e tyre, qëndruan në pritje dhe i ndëshkuan në torinezët në minutën e 78-të, pas një penalltie të shkaktuar nga Rugani, i transformuar në gol nga Moreno.

Vijareal
Vijareal

Me bardhezinjtë të hedhur përpara, Villareal i ndëshkoi sërish në minutën e 85-të me Torres duke mbyllur praktikisht këtë sfidë. Me Juven jashtë orbite, Villareal shënoi dhe golin e tretë në shtesë duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale.

“Për 75 minuta ekipi luajti mirë. Në pjesën e dytë Villareal qëndroi në gjysmëfushën e tyre duke pritur, më pas ndeshja u zhbllokua nga një episod. Një humbje e shëmtuar, por nuk kam çfarë ti them djemve. A po shkon ky sezon drejt dështimit? Nëse sheh realitetin mund të flasim. Nëse dikujt i pëlqen të ëndërrojë apo ka disnivel intelekti i lë të flasin”, u shpreh ndër të tjera i nervozuar nga kjo pyetje Max Allegri në konferencë për shtyp.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb