Partia CDU e kancelares gjermane Angela Merkel, ka pësuar humbje historike në Berlin në zgjedhjet shtetërore, shkruan BBC. Ajo është përjashtuar nga koalicioni qeverisës me Social Demokratët e qendrës së majtë.

Në anën tjetër, partia e djathtë anti-emigrante, Alternative for Germany (AfD), ka fituar dukshëm vota dhe do të hyjë në parlament.

Popullariteti i Merkel ka pësuar rënie pas vendimit që mori vitin e kaluar, duke pranuar më shumë se një milion emigrantë në Gjermani. DCU-ja ka fituar 17.5% të votave, rezultati më i dobët ndonjëherë në Berlin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: