Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka dhënë mendimin e tij për humbjen 1-0 ndaj Vllaznisë.

“Të tre rezultatet ishin në këtë takim. Nuk e meritonim të humbisnim, meritonim më shumë për atë që u dha në fushë. Mendoj se vendosi vetëm ajo penalltia që Vllaznia fitoj sot. Bilbili u fry shpesh në këtë ndeshje, për aq kohë sa kishte lojë efektive, kemi dalë në dy raste para portës së kundërshtarit. Vllaznia ka cilësi. Të vjen keq që kjo ndeshje mbyllet me një episod. Vllaznia luante vetëm me top të gjatë dhe me Bekim Balajn që ulte topat. Për mua ai rast nuk ishte penallti për Vllazninë. Mbrojtësi ynë nuk u interesua për Balajn, shkoi Balaj tek ai. Nuk e di se çfarë pa Jorgji aty” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb