Gjermania pësoi disfatë mbrëmë nga Belgjika me shifrat 2-3, në një ndeshje miqësore. Për Panzerat realizuan Fullkrug dhe Gnabry, ndërsa belgët shënuan me De Bruyne, Lukaku dhe Carrasco. Trajneri i gjermanëve, Flick tha se skuadra ishte pasive në pjesën e parë, ndërsa nuk i shfrytëzoi dot momentet që iu dhanë.

“Ishim shumë pasiv në pjesën e parë. Mungoi presioni nga ana jonë, diçka që i kirjoi mundësinë Belgjikës që të na mposhte. Në pjesën e dytë ndryshuam diçka dhe u stabilizuam, por presioni u rrit dhe kjo nuk ndikoi mirë.

Patëm momentet tona të mira, Belgjika pati një periudhë që bëri disa gabime, por nuk i shfrytëzuam. Për momentin është e rëndësishme që të vazhdojmë që të punojmë më tepër në momentin kur ushtrojmë presion, pasi është një element që po na penalizon”. – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: