Didier Deschamps, trajneri i Francës, nuk e kishte të lehtë të gjente fjalët e duhura pas humbjes kundër Tunizisë, teksa mediat dhe jo vetëm e bënë përgjegjës për mënyrën se si vendosi ta luante këtë sfidë të fundit në fazën e grupeve, duke bërë një rotacion total:

“Hasëm vështirësi për shkak të zgjedhjeve që bëra, por ishte diçka që na duhej, na shërbente, pasi do zbresim sërish në fushë pas tre apo katër ditësh. Lojtarët ishin në rrezik pasi kemi luajtur dy ndeshje brenda pak ditësh me një intensitet shumë të lartë. Objektivi u arrit, tani është koha të rikuperojmë më pas nis një tjetër kompeticion, tani luhet një tjetër muzikë”, u shpreh Deschamps duke bërë në fund edhe pak moviolë:

“Nuk e kuptova, mbase kishte një pozicion jashtë loje. Na u desh pak për ta kuptuar, na frenoi edhe festën, por besoj se e meritonin të dilnim me një pikë nga kjo sfidë”, theksoi Deschamps.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb