Franca bie nga shumë lart, nga maja e botës eliminohet që në fazën e 1/8. Ky ishte një përfundim që askush nuk e imagjinonte, aq më tepër kur ndeshja ishte 3-1 por ja që në fund mund të ndodh gjithçka.

“Kjo humbje të bën të ndihesh keq, por ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë. Kemi përjetuar edhe momente fantastike me këtë grup. Mbappe? Është jashtëzakonisht shumë i trishtuar, ashtu si të gjithë lojtarët, por askush nuk është i mërzitur me të pasi mori përsipër përgjegjësi për të goditur penalltinë e fundit. E ardhmja?

Jam i qetë pasi futbolli i tillë është, kur fiton është meritë e lojtarëve ku humbet është faji i trajnerit. Marr përsipër të gjitha përgjegjësitë e kësaj humbje”, u shpreh Deschamps në konferencë për shtyp.

Në fund të ndeshjes, lojtari më i mirë nuk u shpall as Benzema e as Seferovic, autor të dy golave, por kapiteni Granit Xhaka:

“Ishte fantastike, mund ta dërgonim ndeshjen në 2-0 dhe ta mbyllnim por humbja e penalltisë na çorganizoi. U futem në ndeshje në fund dhe treguam një forcë të madhe mentale, nuk di ta shpjegoj, barazuam në 10 minutat e fundit dhe më pas përjetuam emocione të mëdha nga goditja e penalltive.

Arritëm të shkruanim historinë ndërsa tani na pret një tjetër sfidë e madhe kundër Spanjës”, u shpreh Granit Xhaka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb