Në shumë pak momente gjatë aventurës së tij në krye të Partizanit, Dritan Mehmeti ka qenë i qetë, madje nuk mjaftoi as sigurimi i një biletë për në Evropë për të larguar hijet e pasuesve.

Në fakt, më shumë se të gjithë, këtë presion e ndjente nga shumë pranë vetë trajneri, i cili edhe përpara sfidës së kthimit me Saburtalon, nuk ishte i sigurt nëse do të vijonte të ishte pjesë e të kuqve, i vetëdijshëm se Evropa, mbi të gjitha kjo sfidë përcaktonte jo pak mbi të ardhmen e tij.

Partizani
Partizani

Eliminimi në këtë formë, shton edhe më shumë zërat, shton dhe më shumë presion, për një largim të mundshëm të Dritan Mehmetit.

Nuk është një sekret që të kuqtë kanë kërkuar dhe vijojnë të kërkojnë për një emër të ri, për ti besuar stolin, fundja mes trajnerit dhe klubit nuk ka pasur kurrë një kontratë të rregullt ligjore por në një marrëveshje “xhentëlmenësh” pa detyrime dhe klauzola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: