Simone Inzaghi shijon suksesin në derbi, një fitore që bën me krahë trajnerin zikaltër: “I bëra komplimentet e mia të gjithëve. U treguam të përqendruar, të kujdesshëm, e super dominuam këtë sfidë. Të fitosh dy derbi brenda 20 ditësh është një kënaqësi e jashtëzakonshme, tani të shohim përpara me besim. Do të përpiqemi të rikuperojmë në mënyrën më të mirë të mundshme Lukaku-n dhe Brozovic, na kanë munguar prej një kohe të gjatë.

Martinez? Që nga janari i vitit të shkruar po luan në nivele të jashtëzakonshme, ka pasur një rendiment konstant pavarësisht se ka pushuar shumë pak. Ai e meriton, ashtu si gjithë ekipi. Mëkati i vetëm është që e lamë ndeshjen të hapur deri në fund”, u shpreh pas ndeshjes Simone Inzaghi.

Disfata në derbi rëndon akoma më shumë situatën në shtëpinë e Milan, tani kuqezinjtë rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në Evropë, për momentin ndodhen në vendin e 6-të në kuotën e 38 pikëve:

“Është e qartë se duhet të jemi më kompakt. I lejuam të kishin kontrollin e topit dhe mbrojtëm keq. Është një humbje që djeg”, u shpreh Pioli duke u ndalur më pas te çështja Leao dhe zgjedhja për të lanë në stol: “Ka shumë potencial, por Leao duhet të jetë aktiv gjatë gjithë ndeshjes, është një lojtar tek i cili kemi shumë besim”, u shpreh ndër të tjera Stefano Pioli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb