Është e vështirë ti gjesh diçka pozitive daljes së parë të Tiranës në Evropë. Humbja ndaj Dudelange, pavarësisht se minimale, la një shije të hidhur në opinionin sportiv, kjo ishte një transfertë që bardheblutë mund dhe duhet të kishin bërë diçka më shumë. Kampionët e Shqipërisë kishin vetëm një superiorit të lehtë në mbajtjen e topit por pjesa tjetër ishte e gjithë e errët, vetëm një gjuajte në kuadrat, shumë pak futboll në një 90-minutësh që dukej se nuk kishte fund.

Seferi
Seferi

Në fushë asgjë nuk funksionojë siç duhej ndërsa e kuqja e Limaj ishte skenari më i keq i mundshëm që mund të vihej në jetë. Përtej këtyre detaje negative, te Tirana kapen fort pas rezultatit, humbja minimale i jep besim se mund të përmbysin rezultatin në “Air Albania”.

Limaj
Limaj

Pasi njohën rivalin nga pranë dhe me tifozët e shumtë në krah në kryeqytet, nga Shehi e deri te presidenti Halili të gjithë besojnë se mund të përmbysin Dudelange. Në fakt, në letër nuk duket një mision i pamundur, por më parë trajneri dhe pjesa tjetër e stafit duhet të gjejnë një zgjidhje tjetër pasi skema e përdoruar në Luksemburg nuk funksioni në asnjë moment.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb