“Ndeshjet janë të tilla, shpesh herë episodet të kushtëzojnë, pjesa e parë mund të përfundonte 1-1. Më vjen keq vetëm sepse bëmë një gabim që në nivele të tilla nuk duhet të ndodh”. Me këto fjalë e nis Roberto Mancini konferencën për shtyp pas humbjes kundër Spanjës: “E kuqja e Bonucci? Më duhet ta ri shoh por Leo duhet të bënte kujdes në kartonin e parë të verdhë, nuk duhet të protestonte. Vërshëllimat ndaj Donnarumma? Më vjen shumë keq. Luante Italia, nuk ishte një ndeshje për klube. Mund ta ruanin mllefin e tyre për një ndeshje të mundshme Milan-PSG. Italia është Italia, është mbi gjithçka. Këto ndeshje, pavarësisht humbjes, të bëjnë më të fortë”, theksoi ndër të tjera Mancini në konferencën për shtyp.

Enrique
Enrique

Luis Enrique shijon këtë fitore në “San Siro” dhe tani sheh nga finalja: “Ishte një ndeshje shumë e bukur, ndërmjet dy rivalëve shumë të mëdhenj që hodhën në fushë armët e tyre më të mira. Edhe një herë krijuam shumë raste të rrezikshme ndërsa bëmë një presion të mirë, jemi shumë të lumtur për atë që dhamë në fushë, tani të fitojmë këtë trofe”, theksoi tekniku spanjoll.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb