Në “Anfield”, Napoli pësoi humbjen e parë sezonale, bie për herë të parë pas 13 fitoreve radhazi, por në fund rezulton një humbje pa kosto pasi blutë e mbyllin në vendin e parë. Rezultati 2-0 në favor të Liverpool duket një gënjeshtër, diferenca mes dy ekipeve nuk ishte e tillë, kjo ishte një sfidë që u vendos nga dy detaje, nga dy goditje këndi në fundin e ndeshjes.

1
1

Pas një pjesë të parë të përfunduar në barazim pa gola, Ostigard kaloi Napolin në avantazh, por me ndihmën e sistemit VAR, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Në minutën e 85-të ishte Momo Salah që përfitoi nga një rrëmujë në zonë duke kaluar të kuqtë në avantazh. Me një rast thuajse fotokopje, në minutën e 98-të, Nunez realizoi dhe golin e dytë për Liverpool. Të kuqtë e mbyllin në vendin e dytë, në kuotën e 15 pikëve, po aq sa edhe Napoli:

“Të jemi në krye është një arritje e madhe, ky grup u udhëhoq nga djemtë në mënyrë fantastike”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes.

“Pashë nga djemtë reagimin që dëshiroja, zhvilluam një sfidë të vështirë kundër një rivali të mirë. Nuk kam asnjë mllef për vendin e dytë, Napoli e meritoi pasi i bëmë një nisje të keqe këtij grupi”, u shpreh Klopp pas ndeshjes. Në sfidën tjetër të Grupit A, Ajax mposhti Rangers në transfertë me rezultatin 1-3 duke sigluar një biletë për në Europa League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb