Një tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha. Mjeku i njohur nga Kavaja Mehmet Demrozi ka humbur jetën për shkak të COVID-19. Mjeku 68-vjeçari ishte i intubuar prej ditësh, i shtruar në spital, por nuk ka arritur ta mposhtë virusin vdekjeprurës, që i ka shkaktuar vdekjen.

Demrozi punonte si mjek neurolog në Spitalin e Kavajës. Prej fillimit të pandemisë humbjet në radhët e bluzave të bardha për shkak të COVID-19, kanë qenë të shumta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: