Përveç gëzimeve të panumërta, 2019-a solli edhe trishtim të madh për popullin shqiptar.

Ky vit solli humbje të mëdha të personazheve të njohur, të cilëve do t’ia ndjejmë mungesën për shumë gjatë.

Më poshtë ju tregojmë humbjet e mëdha të këtij viti.

1. Natasha Këlliçi

Gazetarja e “Radio Tirana” dhe ish-redaktorja letrare në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” u nda nga jeta më 22 tetor të këtij viti.

2. Marika Kallamata

Aktorja shqiptare e njohur si “gjyshja e përrallave”, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare më 22 dhjetor të këtij viti.

3. Eva Pëllumbi

Aktorja e njohur e Teatrit të Kukullave u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, më 25 dhjetor të këtij viti. Ajo njihej nga të gjithë si aktorja që luajti rolin e famshëm të “Pinokut”.

4.Fatos Baxhaku

Gazetari i mirënjohur shqiptar, Fatos Baxhaku, u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare më 21 gusht të këtij viti.

5. Irfan Blakçori

Këngëtari dhe tekstshkruesi shumë i njohur në Kosovë, u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare, më 13 dhjetor të këtij viti.

6. Riza Hoxha

Gazetari dhe korrespondenti i ATSH-së u nda nga jeta më 14 tetor të këtij viti.

7.Sherif Dervishi

Rapsodi i njohur dibran u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, më 20 nëntor të këtij viti, pas një beteje të gjatë me kancerin.

8. Shpresa Bërdëllima

Aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare të viteve ’90, u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare më 28 tetor të këtij viti, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

9. Gjergj Xhuvani

Regjisori i famshëm Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, më 14 gusht të këtij viti, pasi ishte i sëmurë prej kohësh.

10. Maku Pone

Shkrimtari dhe gazetari i njohur shqiptar është ndarë nga jeta më 9 korrik të këtij viti.

11. Muhamet Lika

Parodisti i Vlorës është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare më 30 maj të këtij viti, pasi prej kohësh vuante nga zemra.

12. Ali Mema

Ish-futbollisti ikonë i futbollit shqiptar është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, më 26 mars të këtij viti.

13. Kiço Blushi

Shkrimtari dhe publicisti i njohur është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, më 8 shkurt të këtij viti.

14. Vasillaq Zëri

Ish-futbollisti i Kombëtares u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, më 25 janar të këtij viti, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

15. Kozma Lara

Kompozitori i famshëm shqiptar, profesor dhe akademik i nderuar, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare më 19 janar të këtij viti.

16. Mikel Janku

Ish-portieri i Kombëtares shqiptare u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare, më 10 janar të këtij viti.

17. Amir Ademi

Futbollisti Kosovar u nda nga jeta në moshën 22-vjeçare, më 4 shtator të këtij viti. Ai humbi jetën në një aksident fatal në Gjermani.

18. Mira Minga Jupi

Aktorja e njohur shqiptare, e njohur për rolin e Kutes në filmin “Përrallë nga e kaluara”, u nda nga jeta më 18 dhjetor të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb