Dy humbjet e fundit shkundën në themel klubin e Vllaznisë. Në vetëm dy sfida, përballë Kukësit dhe Tiranës, shkodranët humbën jo vetëm 6 pikë por humbën shumë nga imazhi i një ekipi të fortë dhe favorit për titull.

Kjo situatë detyrojë edhe drejtuesit e klubit të reagojnë në daljet publike duke konfirmuar trajnerin Brdaric në krye të stolit, në fakt gjermani nuk ka qenë kurrë në dyshim, pavarësisht dy humbjeve, por kjo ishte më shumë një lëvizjen për ti shprehur trajnerit mbështetjen publike.

Tani në Shkodër nisin të bëjnë edhe një herë llogaritë, mbi të gjitha kërkohet një zgjidhje e shpejtë për repartin mbrojtës, pikën më të dobët të Vllaznisë në këtë fillim sezoni, ku janë skuadra që kanë pësuar më shumë plotë 12 gola.

Nuk ndryshon asgjë as në lidhje me objektivat, pavarësisht se trajnerit Brdaric nuk i pëlqen, stafi nuk ndryshon qasje, kjo skuadër është ndërtuar për të synuar titullin. Lajmi i mirë është se kalendari vjen në zbritje, pas Kupës së mërkurën, ku luajnë me Pogradecin në transfertë, dy ndeshjet e fundit të fazës së parë janë kundër Egnatias dhe Kastriotit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb