Mats Hummels është gati të bëhet lojtar i ri i Romës. Pas marrëveshjes totale të arritur mbrëmjen e djeshme, sot mbrojtësi gjerman ka zbarkuar në Fiumicino rreth orës 12. Pritet që ditën e sotme gjermani të kryejë vizitat mjekësore rituale dhe më pas nënshkrimi i kontratës që do ta lidhë atë me Giallorossët për një vit. Pas lamtumirës së Smalling dhe ardhjes së Hermosos, ja një goditje tjetër në mbrojtje për Romën, që forcon në këtë mënyrë reapartin difensiv.

I liruar pas përvojës së tij në Borussia Dortmund, në verë Hummels u kërkua fort nga Bologna për të luajtur në Champions League. Qendërmbrojtësi gjerman mendoi për këtë destinacion për një kohë të gjatë, për të vendosur më pas të mos e pranonte atë. Tani mundësia për Romën, e cila kandidoi për t’u mbrojtur pas ardhjeve të dështuara të Danso dhe Djalos. Tani De Rossi do të mund të përfitojë nga pushimi i kombëtares për t’i përfshirë blerjet e reja me grupin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: