Boris Johnson dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Shkak për këtë vendim u bënë disa skandale, të cilat e bënë të pamundur qëndrimin e tij në krye të qeverisë.

Klubi i Chelseat ka vendosur të bëjë shaka me situatën. Londinezët shkruajnë në rrjetet sociale: “Është koha”, teksa në foto duket: “Tuchel për kryeministër”.

Trajneri i Chelseat, Tomas Tuchel ka bërë mjaft mirë te gjigandët e Premier League, duke ia dalë të çojë skuadrën drejt suksesit. Ideja për të drejtuar Britaninë e Madhe nuk duket e duhura, të paktën në këto momente.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: