HUNGARI- Mediat hungareze raportojnë se policia ka ndaluar në një stacion të trenit mbi 200 shtetas kosovarë. Në mesin e refugjatëve raportohet se ka shumë fëmijë. Mësohet se emigrantët kishin biletë të vlefshme për në Vjenë, por jo edhe dokumente të tjera, që nevojiteshin. Sipas mediave hungareze, shumë nga kosovarët e ndaluar i njihnin mjaft mirë gjuhët e huaja.

Ndërkohë që një grua ka marrë ndihmë emergjente, pasi sipas të dhënave nuk kishte ngrënë asgjë për katër ditë. Mes tjerash, mediat shkruajnë se në vendin ku janë mbajtur emigrantët, megjithëse pirja e duhanit ishte e ndaluar, shumë nga ta e kanë konsumuar atë.

Refugjatët një kohë nuk pranuan ujë apo ushqim, në shenjë proteste se nuk i lejuan që të vazhdojnë udhëtimin me tren, por më vonë ndryshuan mendje. Ata insistuan që të lirohen të shkojnë me tren në vendet perëndimore, me arsyetimin se kishin paguar për biletën.

Raportohet se përfaqësues nga ambasada e Kosovës kanë qenë në dhomën ku vazhdojnë të qëndrojnë kosovarët e ndaluar. Ngjarja është ende në zhvillim dhe shumë media hungareze po e komentojnë drejtpërdrejt ngjarjen.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: