Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka deklaruar se është koha që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në Aleancën ushtarake të Atlantikut të Veriut.

Stoltenberg ndodhet në Stamboll ndërsa nesër do të zhvillojë një takim me presidentin e vendit, Rexhep Tajip Erdogan, i cili po bllokon hyrjen e dy vendeve nordike në NATO, duke i akuzuar ndër të tjera edhe për mbrojtjen e luftëtarëve kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët Ankaraja i konsideron terroristë.

Deri më tani, 28 nga 30 vendet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar pranimin e Suedisë dhe Finlandës, e cila duhet të miratohet unanimisht.

Pranimi i tyre ende nuk është ratifikuar nga Hungaria dhe Turqia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb