Gabor Dori nga Instituti për Zgjidhje Politike në Budapest gjatë një interviste për Radion Kombëtare Bullgare, tha se Hungaria i ka ndihmuar ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski nën presionin e Rusisë.

Ai tha se opinioni publik në Hungari është i ndarë, sepse mediat e kontrolluara nga partia në pushtet e udhëhequr nga Orban nuk i kushtonin shumë vëmendje rastit.

“Arsyeja për e vendimit për të lejuar hyrjen e Gruevskit në Hungari nuk korrespondon me politikën dhe ligjet zyrtare të refugjatëve në Hungari. Ata kanë qëndrime hipokrite dhe e zbatojnë këtë politikë vetëm në rastet kur qeveria vlerëson ashtu dhe në bazë të marrëdhënieve personale të kryeministrit me personin në fjalë”, tha analisti për Radio Nacionale Bullgar.

Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski u shpall në kërkim ndërkombëtar më 13 nëntor, pasi u dënua me 2 vite burg për korrupsion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb