ATHINË- Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto kërkoi sot në Athinë një kontroll të kufijve grekë për të mos e lënë Evropën pa mbrojtje përballë fluksit të imigrantëve.

“Evropa duhet të rigjejë kapacitetet e nevojshme për të kontrolluar kufijtë”, deklaroi ministri hungarez, vendi i të cilit ka rritur këto javët e fundit kritikat kundër Greqisë duke e akuzuar se nuk ka bërë asgjë për ngadalësimin e mbërritjes së refugjatëve dhe imigrantët vazhdojnë rrugën drejt Evropës Qendrore dhe Veriore.

”Por, të thuash se këto kufij janë pa mbrojtje nuk do të thotë të kritikosh apo denigrosh Greqinë, sepse është e pamundur për atë ta kryejë e vetme këtë detyrë”, shtoi ai në përfundim të një takimi me homologun grek, Nikos Kotzias.

“Institucionet evropiane nuk duhet të mbeten vetëm tek fjalët por të kalojnë në veprime duke mbështetur gjithashtu vendet fqinje të Sirisë, duke garantuar ripranimin e imigrantëve të refuzuar në vendet e tyre të origjinës dhe duke luftuar kundër rrjeteve të trafikantëve”, theksoi ministri hungarez.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb