“Hungaria nën qeverinë aktuale nuk do të shkojë kurrë në luftë me Rusinë dhe as nuk do të lejojë veten të tërhiqet zvarrë në konfliktin ukrainas”, kështu ka deklaruar kryeministri hungarez Viktor Orban.

Në një intervistë për mediat Orban i është përgjigjur kryetarit të Budapestit Gergej Koracjon, i cili më herët ka deklaruar se ‘Hungaria tashmë është në një luftë me Rusinë’.

Ai gjithashtu ka theksuar se përsa koha qeveria është në pushtet, Hungaria nuk do të shkojë në luftë kundër Rusisë.

Gjithashtu Orban ka thënë vazhdimisht se vendet udhëheqëse të BE-së dhe anëtarët e tjerë po përpiqen ta tërheqin Hungarinë në luftën në Ukrainë dhe po i bëjnë thirrje Budapestit që të fillojë furnizimin me armë në Kiev, por shton se vendi i tij është në anën e paqes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb