Marshimi i Krenarisë në Budapest është një protestë kundër ligjeve anti-homoseksuale, thonë organizatorët

Marshimi i Krenarisë të Shtunën në Budapest do të jetë “një festë, por edhe një protestë”- kanë thënë organizatorët, ndërsa komuniteti LGBT i Hungarisë përgatitet të mblidhet në kundërshtim me një fushatë të shkallëzuar anti-homoseksuale nga qeveria e vendit.

Johanna Majercsik, një nga organizatoret e muajit të Krenarisë në Budapest, e cila kulmon me marshimin, tha se ajo priste të shihte më shumë të pranishëm sesa afërsisht 20,000 marshuesit që morën pjesë në marshimin e fundit të Krenarisë në qytet, dy vjet më parë.

“Ekziston një zemërim i madh në shoqëri për atë që ka ndodhur”-ajo tha.

Një ligj hyri në fuqi në fillim të këtij muaji që ndalon portretizimin e temave LGBT për fëmijët, me implikime të mëdha për arsimin, artin dhe argëtimin në vend.

Aktivistët thonë se me një zgjedhje parlamentare në pranverën e ardhshme që ka të ngjarë të luftohet nga afër, qeveria e ekstremit të djathtë të Viktor Orbanit po kërkon të mbështesë bazën e saj konservatore me një fushatë anti-LGBT.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: