HUNGARI- Kryeministri hungarez, Viktor Orban njoftoi sot organizimin e një referendumi për planin evropian të shpërndarjes së refugjatëve midis shteteve anëtare të BE-së, ku qeveria e tij është kundër këtij vendimi.

“Qeveria vendosi organizimin e një referendumi për çështjen e kuotave të detyrueshme të shpërndarjes së refugjatëve”, deklaroi gjatë një konference shtypi konservatori Orban.

Qeveria e tij ka shfaqur pakënaqësinë e saj në muajin dhjetor pranë Gjykatës Evropiane kundër kuotave të rishpërndarjes të miratuara në shtator 2015 nga BE-ja.

Kryeministri nuk parashtroi një datë të saktë për këtë çështje por bëri të ditur se projekti i referendumit u depozitua sot në Komisionin Kombëtar Zgjedhor.

Pyetja e drejtuar për zgjedhësit hungarezë do të jetë “Dëshironi që Bashkimi Evropian të dekretojë një shpërndarje të detyrueshme të shtetasve me kombësi johungareze në Hungari pa miratimin e Parlamenti hungarez ? “, sqaroi Orban.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: