Hungaria ka prezantuar të hënën një reformë të gjerë që ka për qëllim mbështetjen e nënave, duke i përjashtuar ato kryesisht nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat.

Kryeministri Viktor Orban theksoi se ky është një hap historik, pasi është ulja më e madhe e taksave në Evropë dhe botën perëndimore. Sipas tij, kjo nuk është thjesht një reformë, por një fillim i një periudhe të re për ekonominë e Hungarisë. Reforma prezanton një ekonomi të fokusuara te familjet përmes këtyre hapave kryesorë:

  • Nënat e reja me një fëmijë do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 30 vjeç.
  • Nënat që kanë dy ose më shumë fëmijë do të përjashtohen përjetë nga tatimi mbi të ardhurat.

Orban e cilësoi këtë hap si një masë të rëndësishme për të siguruar të ardhmen e familjeve hungareze për brezat që vijnë, duke e vendosur familjen në qendër të strategjisë ekonomike të vendit.

“Për çdo standard, kjo reformë është një ngjarje e jashtëzakonshme që do të forcojë dhe do të festojë familjet hungareze për dekadat e ardhshme,” shtoi Orban.

Hungaria ka prioritizuar politikat që inkurajojnë rritjen e familjes, për shkak të sfidave demografike të vendit, përfshirë rënien e lindjeve dhe plakjen e popullsisë. Si përgjigje, qeveria ka ndërmarrë disa masa për të ndihmuar në rritjen e qëndrueshme të popullsisë dhe për të përmirësuar situatën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb