Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto njoftoi rihapjen e ambasadës së Hungarisë në Kiev e cila u mbyll për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Ministri Szijjarto tha se ambasada e cila më 3 mars u zhvendos përkohësisht në Lviv ka filluar sërish aktivitetet e saj në Kiev pas përmirësimit të situatës së sigurisë.

“Është e arsyeshme që ambasada të fillojë aktivitetet e saj në Kiev. Në këtë mënyrë do të qëndrojmë në komunikim me organet e qeverisë së Ukrainës dhe në rast të nevojës do të mund të sigurojmë ndihmë për qytetarët hungarezë dhe qytetarët e tjerë të Bashkimit Evropian”, deklaroi Szijjarto.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb