Hungaria do të tërhiqet nga Paketa e OKB-së për Migracionin para se të hyjë në fuqi, tha sot në Budapest ministri i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto pas një takimi qeveritar.

“Kjo paketë shkon kundër interesit të Hungarisë”, tha ministri.

Kjo marrëveshje mbështet migracionin dhe e konsideron atë në të drejtat e njeriut, që, sipas Szijjarto, “është e papranueshme nga këndvështrimi i Hungarisë”.

Ky traktat i arritur të premten në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së synon të krijojë një kuadër botëror për menaxhimin e migracionit.

Paketa e OKB-së për Migracionin pritet të nënshkruhet në dhjetor në Marok.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: