Prodhuesi italian këtyre ditëve shënon dy jubile të rëndësishme kur është fjala për modelet aktuale Huracan dhe Aventador.

Lamborghini sot prodhon më shumë automjete se sa më parë edhe pse në fabrikat e kompanisë italiane praktikisht prodhohen vetëm dy modele.

Këto ditëve, kompania e formuar në vitin 1963 nga Ferrucci Lamborghini, feston dy jubile të rëndësishme – nga fabrika kanë dalë Lamborghini Huracan i 9000-të dhe Aventador i 7.000-të.

Lamborghini 2

Huracan është në treg që tre vjet dhe deri më tani është shitur në 9.000 njësi, derisa pararendësi tij Gallard, i cili është modeli më i kërkuar në historinë e Lamborghini, është shitur në 14.000 njësi.

Sukses në treg ka arritur edhe Aventador, i prezantuar në vitin 2011 dhe i cili dukshëm është më i shtrenjtë se Huracan, duke pasur parasysh se deri më tash janë prodhuar 7.000 automjete të tillë, ndersa pararendësi i tij Murcielago arriti vetëm 4.000.

Aventadori jubilar në variantin S Roadster është dedikuar për blerësin e tij në Britani të Madhe, derisa Huracan në versionin e fuqishëm Performante, do t’i dërgohet pronarit të tij në Dubai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: