Pavarësisht pandemisë së coronavirusit, organizata “Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Rivendosja e Dritës” (HWPL) me qendër në Korenë e Jugut vijon misionin e saj për paqe në botë duke shënuar kështu vitin e pestw të Deklaratës së Paqes dhe Ndërprerjes së Luftës (DPCW). Konferenca e këtij viti u mbajt online, ku morën pjesë mbi 1200 persona nga 132 vende në të gjithë botën, nga të gjithë sektorët e shoqërisë duke përfshirë qeverinë, organizatat ndërkombëtare, krerë të grupeve të të rinjëve dhe grave, udhëheqës fetarë, gazetarë dhe anëtarët të shoqërisë civile.

HWPL organizoi eventin “Marshimi drejt Paqes së Qëndrueshme në një Epokë Pandemie”, si një platformë për të ndarë drejtimin për të ardhmen dhe studimet e rasteve të sektorëve të ndryshëm, që bashkëpunojnë në të gjithë botën si lajmëtarë të paqes, duke iu përgjigjur pandemisë dhe duke sjellë paqe në këtë botë të re me distancë shoqërore. Organizata HWPL, është një OJQ për paqen me Statusin Special Konsultativ në OKB. Me qëllim ndërprerjen e të gjitha luftërave dhe krijimin e një bote paqësore si një trashëgimi për brezat e ardhshëm, HWPL ka ndërmarrë 3 iniciativa kryesore për paqen – ligji ndërkombëtar për paqen, takimi i dialogut ndërfetar dhe edukimi për paqe. Deklarata e Paqes dhe Ndërprerjes së Luftës (DPCW) përfshin parime të ndërtimit të paqes siç janë ndalimi i përdorimit të forcës, zhvillimi i marrëdhënieve miqësore dhe zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve.

DPCW thekson bashkëpunimin ndërkombëtar të bazuar në dialogun ndërfetar dhe pjesëmarrjen qytetare për të krijuar një kulturë paqeje. Që nga shpallja e tij në 14 Mars, 2016, modeli i bazuar në ndërtimin e paqes me bazë DPCW-në vijoi të merrte njohjen e qeverisë dhe mbështetjen për dialogun ndërfetar, edukimin për paqe, rininë dhe aktivitetet e paqes mes grave dhe rinisë. Përpjekjet për të institucionalizuar paqen bazuar në DPCW janë në zhvillim e sipër. Vendet në Azinë Juglindore dhe Amerikën Qendrore kanë filluar të rindërtojnë infrastrukturën e tyre ligjore bazuar në DPCW dhe qeveritë lokale po deklarojnë zyrtarisht mbështetjen e tyre për (Deklaratën e Paqes dhe Ndërprerjes së Luftës), në mënyrë që të zbatojnë parimet e paqes.

[hwpl] S.e Monsieur Oumar Keita Introducing The Results Of Peace Education During The Pandemic
[hwpl] S.e Monsieur Oumar Keita Introducing The Results Of Peace Education During The Pandemic
[hwpl] Participants Posing We Are One Together
[hwpl] Participants Posing We Are One Together
Në Azinë Jugore, DPCW u fut në kurrikulën universitare si një kurs hulumtimi akademik mbi rolin e ligjit për një shoqëri paqësore. Si pjesë e fushatës në internet, “Mësimdhënia vazhdon”, edukimi për paqe i HWPL tani mësohet në 214 lokacione në 34 vende, duke ofruar edukim për paqe në internet. Qëkur nisi misionin në 2014, takimi i dialogut ndërfetar i HWPL tashmë është zgjeruar në 129 vende, duke parë një rritje të takimeve në internet për shkak të pandemisë. Grupi Ndërkombëtar i Rinisë së Paqes (IPYG), një bashkëpunëtor i HWPL, po ndërton një rrjet me mision paqen mes të rinjëve në të gjithë botën me Workshopin e Paqes për Fuqizimin e të Rinjve, i cili u frymëzua nga procesi i paqes së DPCW.

Kreu i HWPL Man Hee Lee ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe unitet për arritjen e paqes duke thënë: Ne duhet të krijojmë një botë të lirisë, paqes dhe dashurisë pa luftë, dhe ta bëjmë atë një trashëgimi të përjetshme për pasardhësit tanë. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë në këtë epokë. Megjithëse procesi i paraqitjes së DPCW në OKB u ndal për një kohë, për shkak të pandemisë së coronavirusit, nuk ka asnjë ndryshim në misionin tonë për paqe”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: